Топ-100
Back

ⓘ Flamuri i Kosovës. Flamuri i Republikes se Kosoves u adoptua nga Kuvendi i Republikes se Kosoves menjehere pas deklarimit te pavaresise se Kosoves nga Serbia ne ..




Flamuri i Kosovës
                                     

ⓘ Flamuri i Kosovës

Flamuri i Republikes se Kosoves u adoptua nga Kuvendi i Republikes se Kosoves menjehere pas deklarimit te pavaresise se Kosoves nga Serbia ne 17 shkurt 2008. Flamuri qe rezultat i nje gare nderkombetare per dezinjimin e tij, organizuar nga UNMIK i mbeshtetur nga Kombet e Bashkuara, ku u dorezuan gati nje mije punime. Versioni i perdorur tani eshte variant i punimit te dezinjuar nga Muhamer Ibrahimi. Ajo ka gjashte yje te bardha ne nje hark siper nje harte te arte te Kosoves ne nje sfond blu. Ato simbolizojne gjashte grupimet kryesore etnike te Kosoves.

Perpara deklarimit te pavaresise, Kosova ishte nen administrimin e Kombeve te Bashkuara dhe perdorte flamurin e OKB-se per qellime zyrtare. Si popullsite etnike shqiptare dhe serbe kane perdorur flamujt e tyre qysh nga periudha e Jugosllavise Socialiste. Serbet perdorin trikolorin kuq, blu dhe te bardhe, qe eshte baza e flamurit te tanishem te Serbise. Shqiptaret kane perdorur flamurin e Shqiperise qysh nga vitet 1960 si flamurin e kombesise se tyre. Te dy flamujt akoma mund te shihen e perdoren brenda Kosoves se pavarur.

                                     

1. Dezinjimi dhe perdorimi

Flamuri i Kosoves ka nje sfond blu dhe ka te vendosur mbi te nje harte te Kosoves dhe gjashte yje. Yjet zyrtarisht nenkuptojne gjashte grupimet kryesore etnike ne Kosove: shqiptaret, serbet, turqit, gorani, romet shpesh te grupuar me Ashkalinjte dhe Egjiptianet dhe boshnjaket. Jo zyrtarisht, yjet ndonjehere nenkuptojne territoret ku ka popullsi shqiptare: Shqiperia, Greqia, Kosova, Maqedonia, Mali Zi dhe Serbia. Flamuri i Kosoves i ngjan flamurit te Bosnjes dhe Hercegovines nga ana e ngjyrave dhe formave te perdorura yje te bardha dhe forma e verdhe e vendit ne nje sfond blu. Flamuri eshte i pazakonte krahasuar me flamujt e tjere kombetare ne faktin se perdor harten e vendit si element te dizajnit; Flamuri i Qipros eshte i vetmi flamur tjeter i ketille. Raporti i flamurit u deklarua se do ishte 2:3, por me kalimin e nje ligji te protokollit diplomatik ne Kosove ne prill 2009, raporti u vendos ne 1:1.4 5:7 kur vendoset ne numra te plote. Ngjyrat dhe ndertimi i flamurit te Kosoves nuk jane percaktuar akoma; megjithate, nje dokument zyrtar i qeverise i jep ngjyrat e flamurit duke perdorur CMYK. Vlerat jozyrtare RGB te flamurit jane nxjerre manualisht qe ne vitin 2009. Perdorimi i flamurit te Kosoves rregullohet nga ligji: "Ligji mbi Perdorimin e Simboleve te Shtetit te Kosoves". Megjithate, qeveria serbe kundershton perdorimin e flamurit te Kosoves ne mbledhje dhe takime nderkombetare.

                                     

2. Perdorimi i flamujve te tjere

Perdorimi i flamurit shqiptar

Flamuri shqiptar akoma perdoret sot nga kosovaret.

Perdorimi i flamurit serb

Serbia nuk e njeh ndarjen e Kosoves dhe e konsideron ate nje njesi te qeverisur nga Kombet e Bashkuara brenda territorit te saj sovran, Provinces Autonome te Kosoves dhe Metohijes serbisht: "Аутономна Покрајина Косово и Метохија, Autonomna Pokrajina Kosovo i Metohija ", sipas Kushtetutes serbe te vitit 2006. Edhe muaj pas deklarimit te pavaresise se Kosoves, flamuri serb akoma gjendej ne ndertesa zyrtare qeveritare derisa u zevendesua zyrtarisht nga qeveria kosovare. Flamujt serb jane perdorur ne protesta globale kunder Kosoves dhe gjenden akoma ne zonat me shumice serbe ne veri. Megjithate, nje person u denua nga nje panel i gjyqtareve te EULEX ne 19 nentor 2009, per nxitjen e urrejtjes kur ngriti flamurin serb ne nje xhami ne pjesen jugore te Mitrovices nder akuza te tjera intolerance dhe tentative per vrasje te nje oficeri policie.

                                     

3. Perpara pavaresise

Deri me 2008, Kosova nuk kishte nje flamur qe ta quante te vetin. Megjithate, gjate periudhave te ndryshme te historise, flamuj te ndryshem jane valevitur ne Kosove. Perpara vitit 1969, te vetmit flamuj qe valeviteshin ligjerisht ne Kosove atehere nje province autonome ishin ato te Jugosllavise dhe te Republikes Socialiste te Serbise. Nese nje tjeter flamur kombetar valevitej, si ai shqiptar, serb apo kroat, nje person mund te shkonte ne burg per kete. Me 1969, popullsia shqiptare kosovare qe e afte te perdorte flamurin shqiptar si flamurin e tyre kombetar. Megjithate, flamurit duhej t’i shtohej nje yll i kuq, meqe ky ishte simboli i perbashket i kombit jugosllav. Edhe pa kete kusht, flamuri i Republikes Popullore te Shqiperise ne ate kohe kishte nje yll te kuq, me konture me ngjyre ari, siper shqiponjes me dy koka. Me vone, kombesi te ndryshme ne Kosove mund te perdornin flamujt e tyre kombetare ne perputhje me legjislacionin. Perpara vdekjes se udheheqesit jugosllav Josip Broz Tito dhe ndarjes se Jugosllavise, kishte thirrje per ndalimin e flamurit shqiptar sepse disa banore joshqiptare te Kosoves nuk donin te jetonin nen nje flamur te huaj. Ky sentiment kulminoi me Peticionin 2016, i cili bente thirrje, perveç te tjerave, per nje status me te madh shteteror per Serbine dhe heqjen te gjitha simboleve shqiptare. Pala serbe ne Kosove gjithashtu filloi te heqe yllin e kuq nga flamuri jugosllav, duke e perdorur per protesta, ne kundershtim te popullsise shqiptare dhe per te promovuar idene e "Serbise se Madhe."

Kur Kosova ishte nen administrimin e Kombeve te Bashkuara, flamuri i OKB-se valevitej ne Kosove. Megjithate, flamuri i perdorur nga popullsia kosovare shqiptare ishte flamuri shqiptar. Flamuri shqiptar gjithashtu perdorej ne ndertesa publike, edhe pse ishte kunder rregullimeve te OKB-se. Rregullimet deklaronin se vetem flamuri i OKB-se dhe disa flamuj te tjere te autorizuar, si ato te qyteteve, mund te valeviteshin ne ndertesa publike. Nese ngrihej flamuri shqiptar, atehere duhej te ngrihej edhe flamuri serb, sipas rregulloreve te OKB-se. Megjithate, kjo nuk u be kurre ne praktike dhe flamuri shqiptar ishte gjithmone prezent ne Kosoven e UNMIK-ut.



                                     

4. Konkursi per nje flamur te ri

Ne konkursin qe u zhvillua per nje flamur te ri ne qershor 2007, u dorezuan 993 modele. Sipas rregullave te bisedimeve me OKB-ne, te gjitha simbolet duhet te reflektonin natyren multi-etnike te Kosoves, dhe duhet te shmagnin perdorimin e shqiponjave dykokeshe shqiptare apo serbe apo perdorimin e vetem te kuqes dhe te zezes ose te kuqes, bluse dhe te bardhes. E kuqja dhe e zeza jane ngjyrat e perdorura ne flamurin shqiptar; e kuqja, bluja dhe e bardha jane ngjyrat kryesore te flamurit serb. Perveç kesaj, te gjitha modelet duhet te ishin drejtkendore dhe te kishin nje raport 2:3. Komiteti i Simboleve te Kosoves ne perfundim zgjodhi tre modele, te cilat me pas u votuan ne Kuvendin e Kosoves ku kerkohej nje shumice e cilesuar per miratim, ku u shpall Pavaresia pas bisedimeve per statusin. Tri propozimet qe u zgjodhen u çuan ne Kuvend me 4 shkurt 2008.

                                     

4.1. Konkursi per nje flamur te ri Propozimet dhe zgjedhja perfundimtare

  • Nje tringjyresh vertikal i zi, i bardhe dhe i kuq me nje spirale simbol dardan per diellin rrotullues ne qender te vijes se bardhe.
  • Sfond blu me nje harte te bardhe te Kosoves te rrethuar nga pese yje. Yjet ndryshojne ne madhesi dhe perfaqesojne grupimet e ndryshme etnike qe gjenden ne Kosove. Ylli me i madh do te perfaqesonte shqiptaret.
  • Nje tringjyresh vertikal i zi, i bardhe dhe i kuq.

Kuvendi votoi me 17 shkurt 2008 qe te perdorte nje variant te propozimit te pare. Ky version i modifikuar shtoi nje yll tjeter, i beri yjet te njejta ne madhesi, ndryshoi ngjyrat e yjeve dhe hartes, e beri harten me te madhe dhe i organizoi yjet ne nje hark siper hartes.

                                     

4.2. Konkursi per nje flamur te ri Propozime te tjera

Ibrahim Rugova, presidenti i Kosoves paraqiti "flamurin e Dardanise" me 29 tetor 2000. Flamuri ishte blu, i brendashkruar nga nje disk i kuq me nje unaze te arte. Brenda diskut te kuq ishte shqiponja shqiptare. Shqiponja mban nje steme qe shkruan "Dardania". Dardania ishte emri i nje rajoni te lashte ne te njejten zone me Kosoven, por flamuri nuk u njoh nga asnje fuqi nderkombetare. Flamuri nuk fitoi shume popullaritet, por perdorej ndonjehere ne ngjarje kulturore dhe sportive gjate periudhes se UNMIK-ut dhe u perdor gjithashtu ne funeralin e Rugoves per te mbuluar arkivolin e tij. Akoma perdoret si standard presidencial jozyrtar nga dy prej partive politike qe kane dale prej Rugoves, Lidhja Demokratike e Kosoves dhe Lidhja Demokratike e Dardanise.

Perpara deklarimit te pavaresise, kosovaret shfaqnin nje flamur qe permbante harten e Kosoves ne nje sfond blu dhe te verdhe, te ngjashem me flamurin e Bosnjes dhe Hercegovines.



                                     
  • Flamuri i Europës, zyrtarisht flamuri i Bashkimit Europian dhe Këshillit Europian, përbëhet nga një rreth me dymbëdhjetë yje ngjyrë ari në një fushë të
  • Republikës së Kosovës janë: flamuri stema dhe himni. Me flamurin, stemën dhe himnin përfaqësohet Republika e Kosovës dhe identiteti shtetëror i saj. Simbolet
  • Flamuri i Shqipërisë është flamuri kombëtar shqiptar, një flamur me fushë të kuqe dhe një shqiponjë dykrenare të zezë në mes. Fusha e kuqe ka domethënien
  • një fushë të kaltër të rrethuar me të artë. Kosova Flamuri i Kosovës Shpallja e Pavarësisë së Kosovës Stemat e shteteve të Evropës Andorra Austria Belgjika
  • Flamuri është një copë pëlhure, i cili shpesh valëvitet nga një shkop dhe përdoret kryesisht për të identifikuar ose sinjalizuar dikë ose diçka simbolikisht
  • Flamuri i Dardanisë apo flamuri i kryetarit të Kosovës është futur në përdorim nga kryetari i ndjerë i Kosovës Ibrahim Rugova. Publikimi i flamurit dhe
  • dhe zgjedhja bëhet nga Kuvendi i Kosovës Kryetari i Kosovës është kreu i shtetit dhe përfaqësuesi kryesor i Kosovës brenda dhe jashtë vendit. Zgjedhet
  • Demokratike e Kosovës dhe në mes të vulës është simboli i përshkruar më lartë. Për dallim nga disa parti tjera, flamuri i partisë IRDK nuk është i përkufizuar
  • Sigurimit, janë të ndara sa i përket pavarësisë së Kosovës SHBA, Britania e Madhe dhe Franca, njohën pavarësinë e Kosovës Rusia e ka kundërshtuar dhe
  • Kosovës paraqitur me armë në një lojë të shtënat, duke shkaktuar një tronditje në Serbi. Në prag të ndeshjes, mbështetësit e Kosovës djegur Flamuri i

Users also searched:

...
...
...